Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta, i pari President shqiptar që viziton Mexhitlinë


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në një vizitë zyrtare në fshatin Mexhitli të Manastirit në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në Mexhitli, një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.  Presidenti u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë.

“Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni”, thanë banorët gjatë pritjes së tyre.

Presidenti Meta nga ana tjetër, u siguroi banorëve se kurrë nuk do të jenë vetëm dhe se shteti shqiptar do u qëndrojë pranë.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush.Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve.Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet me te rendesishme per ne shqiptaret”, janë fjalët e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *