Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI gati për zgjedhjet e qershorit, fitues për qytetarët


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndodhej sot në një takim me strukturat e kësaj force politike në Sarandë.

Kryemadhi tha nga Saranda se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së, se strukturat e LSI në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

Kryemadhi kujtoi se LSI ishte ajo parti që ndihmoi dhe bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE, si edhe marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë.

“Pa LSI-në shqiptarët nuk do lëviznin të lirë në BE. Pa LSI-në qeveria socialiste nuk do ta kishte të mundur të merrte statusin kandidat. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha punoi dhe bëri të mundur këtë. Dhe sot qeveria që tepsinë e ka të tërë për vete, e shkriu Ministrinë e Integrimit. Nuk ka më ministri Integrimi dhe prcesi i Integrimit çdo ditë e më shumë sa vjen e reduktohet. Kjo ndodh sepse vetë qeverisë së Rilindjes nuk i intereson Integrimi europian.”, tha kryetarja e LSI-së me takimin me strukturat në Sarandë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *