Vendosni fjalën kyçe....

May: Brexit nuk ka për të qenë i lehtë edhe nëse largohem unë, boll menduat për veten


Brexit nuk ka për të qenë i lehtë, edhe po më hoqët qafe mua. Boll menduat për veten, shikoni çfarë është më e mira për vendin!

Theresa May u është kthyer ashpër zërave kritikë që vijnë edhe nga radhët e vetë ligjvënësve të saj, e që kërkojnë një mocion mosbesimi ndaj kryeministres.

Kemi një javë tejet të rëndësishme përpara, tha shefja e ekzekutivit në Londër, bisedimet mbi marrëdhënien e ardhshme të Anglisë me BE-në do të vazhdojnë përpara samitit të pritshëm të bllokut në ditët në vijim.

Por kreu i opozitës, Jeremy Corbyn thotë se laburistët e tij mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë brenda afateve kohore për Brexit-in. Draft-marrëveshja e arritur mes palëve e që duhet të firmoset pikërisht gjatë samitit në fjalë, ka tërhequr kritika të ashpra.

Ka dyshime madje edhe mbi aprovimin e saj në dhomën e komunëve, ku partitë opozitare, përfshirë unionistët demokratë të Irlandës së Veriut, e kundërshtojnë me forcë ujdinë. Disa ministra të kabinetit dhanë dorëheqjen e të tjerë po përpiqen të ndryshojnë disa formulime në tekst.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *