Presidenti i republikës Ilir Meta gjatë qëndrimit në Maqedoni ka vizituar vende me histori në trojet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Përmes një statusi në “Facebook”, Meta shkruan se teqeja “Dervish Ali” në Nakolec të Prespës rezulton si një nga vendet me rëndësi jo vetëm fetare, por sipas tij, aty ruhen vlerat kombëtare dhe identiteti shqiptar.
“Sot në teqenë “Dervish Ali” në Nakolec të Prespës, në këtë vatër të rëndësishme, jo vetëm fetare, por edhe të ruajtjes së vlerave, traditave, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.”, thuhet në postin e Presdientit të Republikës.
Presidenti Meta sfidoi temperaturat dhe reshjet e dëborës për të parë dhe vizatuar nga afër vendet në Maqedoni, të cilat kanë dhënë kontribut përmes shqiptarëve në përmirësimin dhe ruajtjen e kulturës kombëtare.