Ndahet nga jeta skenaristi i famshëm William Goldman. “BBC” shkruan se skenaristi i “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “The President’s Men”, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.
I vlerësuar me dy çmime Oskar për të dy këto filma, Golgman ka shkruar edhe skenarin për “Marathon Man”, “Magic” dhe “The Princess Bride”, të cilat i përshtati nga novelat e veta.
I lindur në Highland Park, Illinois në vitin 1931, “BBC” shkruan se Goldman filloi krijimtarinë e tij si romancier përpara se të hynte në botën e filmave me Masquerade në vitin 1965.
Goldman i fitoi dy Oscarët e tij për të shkruar dy nga skenarët më legjendar të dekadave përkatëse. E para ishte Butch Cassidy dhe Sundance Kid e vitit 1969, brilanti klasik i Hollivudit, i cili me një çmim prej 400,000 dollarësh, ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një skenar.
Ky film u konsiderua si jashtëzakonisht fitimprurës dhe e bëri Goldman një çast të famshëm, në një kohë kur skenaristët nuk kishin të njëjtin vlerësim dhe nuk ishin aq të njohur për publikun.
Shtatë vjet më vonë, Goldman fitoi Oscarin e tij të dytë për të shkruar dramën e Watergate, “The President’s Man” (1976), një film që mbetet i rëndësishëm.
Në të, sipas Vox, Goldman krijoi frazën “Ndiqni paratë”. Fraza profetike që aq shumë njerëz e studiues e përdorin dhe gabimisht mendojnë se vjen nga Deep Throat.