Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me një qytetar në “Facebook”, pasi ai i tha se “Pasqyra Javore” që ai publikon është thjesht propagandë dhe se lajmi i vërtetë është protesta e banorëve të “Unazës së Re”, që mungonte.
Mirpo kryeministri i kthehet qytetarit duke e konsideruar protestën një shfaqje agresiviteti antizhvillim. Madje e konsideron pasqytë të mendësive të së shkuarës në rrumpallë.
Rama thotë që banesat dhe bizneset e ndërtuara janë të paligjshme, pavarësisht se vetë ai, më 22 maj të vitit 2013-të, gjatë një takimi në kulmin e fushatës me banorët e njësisë Nr.6 ku bëjnë pjesë edhe banorët e Astirit, u premtonte atyre legalizim dhe i siguronte se banesat nuk do t’u shembeshin.
Debati:
Qytetari: Pasqyra e ksaj jave eshte UNAZA E RE ..kjo eshte propagande koti ..para kamerave bejne sikur pastrojne ata pastaj dredhin ndonje cigare
Edi Rama: shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek unaza e re eshte pasqyra e mendesive te se shkuares ne rrumpalle, s’ka asnje lidhje me pasqyren e qeverisjes!
Qytetari: agresiviteti i qeverise suaj duket tek gjuha kundra shpellareve .. une personalisht do pranoja te rija dhe 10 min me shume ne trafik dhe mos me jepej mundesia te shikoja ne tv ato familjare qe dimri mund ti coje refugjate ne vendin e tyre
Edi Rama: nuk e di ku e ke degjuar ti kete gjuhen kunder shpellareve, me siguri nga kadrinjte e kazanit te Shqupit, po zhvillimi i atij projekti s’ka asnje lidhje me cfare sheh ti ne tv apo me sa i gatshem je ti te presesh ne trafik! Nderkohe po te informoj se shumica derrmuese aty s’jane shtepi po godina te paligjshme biznesesh, ndersa per sa u takon familjeve duhet ta mesosh qe jo vetem askush s’do t’i lere jashte, po do u paguhet qera tre vjet nga taksat e shqiptareve! Me shume se kaq?