Guvernatori i Floridës Rick Scott fitoi garën për në senatin amerikan një diferencë prej 10,000 votash, thanë zyrtarë shtetërorë të dielën, pas një rinumërimi manual të tyre, një javë pas zgjedhjeve.
Scott, republikan dhe guvernatori i Floridës që nga viti 2011, u inkurajua nga presidenti Trump për të sfiduar demokratin Bill Nelson i cili kishte shërbyer në detyrë për tre mandate.
Fushata e zotit Scott tha se zoti Nelson e telefonoi duke pranuar humbjen në zgjedhje.
Në garën e debatueshme republikani Scott ishte përpara me rreth 15,000 vota pas zgjedhjeve të 6 nëntorit – një diferencë prej më pak se 0.25 për qindësh.
Ligji i Floridës kërkon një rinumërim elektronik në të gjithë vendin kur diferenca është më pak se 0.5 për qind dhe një rinumërim manual nëse diferenca është më pak se 0.25 për qind.