Vendosni fjalën kyçe....

Turistët e nisur për në Dardhë kthehen mbrapsht, borëpastrueset nuk vihen në punë (FOTO)


Me reshjet e dëborës gjatë gjithë natës në disa zona të vendit, mund të themi që dimri ka nisur, ashtu sikurse edhe problemet që ky mot i ftohtë shpesh herë sjell.

Disa banorë të Korçës, raportojnë për “Hashtag.al” se dëbora në fshatin Dardhë ka arritur deri në 50 centimetra dhe rruga është bërë e pakalueshme.

Edhe pse borëpastrueset ndodhen në vengngjarje, ato nuk janë ndezur për të bërë pastrimin e rrugës, edhe pse turistët që kërkonin të vizitonin fshatin turistik detyroheshin të ktheheshin nga kishin ardhur të zhgënjyer.

Rruga kalohet vetëm me zinxhirë dhe për turistët e papërgatirur, është e pamundur të kalojnë në këtë zonë.

Reshje dëbore sot ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm. Më poshtë keni edhe disa foto nga Korça sot, që kanë mbërritur në redaksinë e “Hashtag.al”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *