Kalifornia po përjeton ditë tmerri pas zjarreve të pamëshirshme që kanë prekur këtë shtet ditëve të fundit, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet së bashku me të zhdukurit.
Qyteti Paradise me një 23 mijë banorë, ndodhet rreth 280 km në veri të San Franciskos. Kjo qytezë ka pësuar dëme më të mëdha në historinë e zjarreve në Kaliforninë.
Mbi 8,900 shtëpi dhe ndërtesa janë djegur në këtë qytezë bashkë me rrethinat e saj. Nga ora në orë mbi 50 mijë persona presin urdhrin e evakuimit, pasi flakët po përhapen me shpejtësi duke marrë gjithçka që iu del përpara, raportojnë mediat amerikane.
Vatrat e zjarrit janë tejet të fuqishme, ndërsa ekspertët theksojnë se flakët mund të shuhen me fundin e muajit nëntor.