Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Enea Ftojt, prindërit: Dorëzuam filmime në Prokurori ku shihet dhuna ndaj djalit

Vdekja e Enea Ftojit brenda komisariatit të Korçës ende ngelet një çështje e pazbardhur për familjarët. Së fundmi babai i 27-vjeçarit ka dorëzuar prova të reja në Prokurori që sipas tij vërtetojnë dhunën që ka ushtruar policia ndaj të riut.  Tomorr Ftoj thotë se ka dorëzuar në Prokurori CD dhe filmime ku duket dhuna në trupin e të ndjerit Enea Ftoj.

 “Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim.  Çova  në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë të pyesë si dëshmitar gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”,  thotëi ati i të ndjerit.

 Edhe nëna e vitkimës kërkon të zbardhet e vërteta dhe akuzon punonjësit e policisë për vdekjen e djalit të saj.

“Të zbardhet e vërteta. Policët që e rrahën djalin për vdekje duhet të ndëshkohen. Djalin ma vrau policia, s’vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem”,  ka thënë Mimoza Ftoj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *