Vendosni fjalën kyçe....

May: Brexit u jep mundësi dhe të drejta të rinjve britanikë dhe emigrantëve


Kryeministrja britanike, Theresa May, është e vendosur që ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian. Ajo ka deklaruar së fundmi se do të sigurojë sistem të drejtë migrimi, që do t’i ndihmojë të rinjve në Britani të gjejnë vende pune dhe trajnime.

May tha se migrantët do të kualifikoheshin për nga aftësitë dhe përvojat dhe se evropianët nuk do të kishin prioritet mbi “inxhinierët nga Sidnej ose zhvilluesit e programeve nga Delhi”.

“Nuk do të ndodhë më që shtetasit e BE-së, pavarësisht aftësive apo përvojës që kanë, të dalin në radhë të parët”, tha May në një tubim të udhëheqësve të biznesit në Londër.

Projekt-marrëveshja e saj me BE-në mbi kushtet e Brexit-it ka provokuar dorëheqje të ministrave britanikë dhe rebelim në partinë e saj, javën e kaluar.

Ligjvënësit në partinë Tory e kanë sfiduar haptazi Mayn dhe kanë thënë se marrëveshja për Brexit nuk do të kalojë në Parlament.

Marrëveshja do të dalë për votim në fillim të dhjetorit, pasi që udhëheqësit evropianë ta nënshkruajnë atë në një samit të posaçëm më 25 nëntor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *