Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Fatmir Xhafaj u largua nga ministër i Brendshëm, për të shpëtuar Vangjush Dakon, kreun e Bashkisë Durrës.
Duke folur në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Berisha është shprehur se ikja e Xhafajt u bë për të mbyllur dosjen 339.
‘Xhafaj iku për të shpëtuar Gjushin. A e dini ju se, Gjushi, Avdylajt dhe Ardian Çela i përdorën kriminelët për të marrë vota.
Xhafaj filloi të kafshojë dhe ata e larguan’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.