Mjaftuan vetëm tre orë reshje të denuara dëbore në qakun juglindor të vendit dhe situata në qakullimin rrugor të përkeqësohej. Destinacionet turistike në këtë qark, pothuaje rrugët që të çonin në to ishin të pakalueshme. Por edhe akset nacionale si Korçë-Pogradec, apo Ersekë-Korçë ishte të rrezikshme për t’u kaluar.
Pse kjo situatë?
Rreshjet e dëborës në fshatin Dardhë kanë filluar që prej të premtes, por deri të dielën “borëpastrueset ishin në gjumë”. Shteti ishte komplet i papërgatitur për një situatë të tillë. Duhet të themi se dëbora kishte një trashësi vetëm 40 cm dhe me punën e borëpastrueseve situata përmirësohej shpejt. Rrugëve nuk iu kishin hedhur as kripë dhe ishin të rrëshqitshme për automjetet.
Kthimi i i turistëve nga fshati Dardhë
Një nga destinacionet më turistike në këtë zonë është fshati Dardhë, dhe fundjavën që kaloi nuk munguan rreshjet e dendura të dëborë. Shumë turistë, të huaj dhe vendas kishin vendosur që fundjavën ta kalonin në këtë fshat por jo të gjithë mundën të shkonin aty. Pak orë me dëborë u deshën që rrugët të bllokoheshin pasi aty mungonte dora e shtetit.
“Hashtag.al” nga një vështrim në terren vuri re se asnjë borëpastruese nuk ishte në terren.
Turistët filluan të ndihmonin vetë njëri-tjetrin, pasi makinat e tyre rrëshkisnin. Pak orë më vonë erdhi vetëm një patrulle policie por që e kishte të pamundur të lehtësonte qarkullinin në aks rrugor.
Një borëpastruese ishte në fshat e parkuar por nuk u lëviz në asnjë moment për të hapur rrugët. Policët kthenin autobuzat me turistë pasi rruga ishte bllokuar, që në fakt një borëpastruese mund ta hapte shumë shpejt atë.
Aksi Korçë-Pogradec
Rreshjet e borës krijuan probleme edhe në qarkullimin e automjeteve në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e rreshjeve të dendura por edhe mospastrimit të borës nga njësia e mirmbajtjes erdhën probleme në lëvizjen e makinave. Disa makina dolën nga rruga për shkak të prezencës së borës, duke ngadalësuar qarkullimin.
Vetëm një borëpastruese ishte në terren, as kripë, as mjete të tjera nuk ishin në dispozicion nga njësia e mirëmbajtjes. Aksi shumë problematik ishte Qafë-Plloca./Hashtag.al