I vendoset lëndë plasëse makinës së Drejtorit të Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi.
Një shishe e cila dyshohet se është e mbushur me lëndë eksplozive është gjendur pranë një makine të parkuar në lagjen nr 4, në qytetin e Durrësit.
Makina është në pronësi të Ani Dyrmishit. Pranë shishes është gjetur edhe një telefon cellular.
Ani Dyrmishi u emërua në krye të Hekurudhave Shqiptare në dhjetor të vitit 2017, ndërsa më parë ka mbajtur postin e drejtorit të DRSKSH-së dhe Hipotekës në Durrës.
Ai u përfshi edhe në garën për administrator i UAMD-së, dhe ishte një nga 3 emrat në garë së bashku me Gerald Cekën dhe Ulpjan Hotin, por nuk u paraqit ditën e votimit.
Lajmi në përditësim…