Gjermania ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Holandës. Ky barazim i mundëson Hollandës kalim si e para në Grupin 1 të Ligës A të Kombeve. Hollanda i bashkohet në finale Portugalisë, Zvicrës dhe Anglisë të cilat kanë fituar grupet e tyre respektive në Ligën A të Kombeve
Gjermania ka barazuar në Ligën e Kombeve duke mbetur kështu pa asnjë fitore në këtë ligë.
Gjermania priu më dy gola epërsi në pjesën e parë por nuk ishte në gjendje që ta ruaj epërsinë në minutat e fundit.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Gjermaninë.
Timo Ëerner ishte i pari që shënoi një supergol në minutën e 8 të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi, po ashtu me një gol të mirë Leroy Sane në minutën e 19.
Në pjesën e dytë, Gjermania prapë ishte dominuese dhe kishte disa mundësi të mira për shënim.
Megjithatë fundi i ndeshjes ishte më interesant.
Goli i holandezëve erdhi në minutën e 85’të nga Promes kurse rezultatin e barazoi Virgil van Dijk për t’ia dhënë shtetin e tij kalimin në finale të Ligës Kombeve që mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.