Vendosni fjalën kyçe....

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit,Gentian Trenovës


Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi  fuqi vendimin e shkallës së parë për shkarkimin e ish-prokurorit Gentian Trenova.  Pas këtij momenti, subjektit i hiqet edhe 70 përqindëshi i pagës që merrte pas shkarkimit nga KPK-ja.

Kush është Gentian Trenova?

Gentian Trenova ka punuar që nga viti 2004 në në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Dhe që nga 2004 është pjesë e deklarimit të pasurisë.

Sipas të dhënave që ai vetë ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI).

Në vitin 2004 Trenova zotëronte një pasuri me vlerë rreth 4.9 milionë lekë ndërsa deri në fund të vitit 2015, pasuria familjare e tij ka shkuar në vlerën e 9 milionë lekëve.

Trenova ka deklaruar se nga kjo pasuri, 3 milionë lekë i ka në depozita bankare, kursime në cash në vlerën e 600 mijë lekëve si dhe pasuri të paluajtshme në vlerën e 5.4 milionë lekëve.

Nga ana tjetër, Trenova ka deklaruar se zotëronte ¼ e shtëpisë së prindërve në vitin 2004 si dhe ka blerë një apartament 50 metra katrorë për 1.9 milionë lekë me kredi në vitin 2007.

Po ashtu, në vitin 2012 Trenova ka deklaruar “dhurim pasurie të palujtshme” pa specifikuar se cilën prej tyre ka falur.

Prokurori deklaron se në vitin 2012 u ka marrë një borxh familjarëve dhe nuk deklaron ta ketë kthyer deri në fund të vitit 2015, ndërsa tregon se të afërmit i kanë bërë dhurata në cash në vlerën e 1 milionë lekëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *