Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën tentativën e fundit për të shpëtuar koalicionin që u dobësua pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm.
Netanyahu ka marrë përsipër ta bëjë vetë rolin e ministrit të Brendshëm përkohësisht, shkruan RT.
Kryeministri izraelit ka paralajmëruar ministrat e mbetur kundër shtyrjes për zgjedhje të parakohëshme.
Netanyahu njihet për aftësinë e tij për ta luajtur me mjeshtëri kartën e sigurisë në të kaluarën, mirëpo këtë radhë nuk ka asnjë garanci se do të jetë e mjaftueshme për të mbajtur bashkë koalicionin e shkatërruar.
Kriza u shkaktua nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Haxhi Avigdor Lieberman, për shkak të zemërimit të tij me marrëveshjen e armëpushimit të miratuar nga Izraeli dhe grupi i armatosur palestinez Hamas.
“Do të doja të thoja se tani kur ne jemi dëshmitarë të një prej periudhave më të vështira në aspektin e sigurisë, nuk mund ta rrëzojmë qeverinë dhe të mbajmë zgjedhje të parakohshme. Kjo është e papërgjegjshme.”, tha Netanyahu.
Kjo krizë u shkaktua nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Haxhi Avigdor Lieberman, për shkak të zemërimit të tij me marrëveshjen e armëpushimit të miratuar nga Izraeli dhe grupi i armatosur palestinez Hamas, pas dhunës në Gaza.
Zgjedhjet e reja janë paraparë të mbahen në mars. Edhe pse Netanyahu lajmëroi se do të drejtonte përkohësisht Ministrinë e Brendshme, sipas burimeve të “Haaretz” ai ka si qëllim ta mbajë atë post.