Vendosni fjalën kyçe....

“Kurrë nuk jam ndjerë i kërcënuar”, flet kreu i Hekurudhës për eksplozivin


Pas vendosjes së eksplozivit në makinën e tij ka folur së fundmi Ani Dyrmishi, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare.

 Në “Facebook” Dyrmishi është shprehur  se figura e tij si  qytetar por edhe si drejtues i lartë i HSH, nuk lidhen me ngjarjen e sotme.

“Sot, si qytetar i Durresit por edhe si person qe mbaj funksion drejtues prane Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare, çmoj te arsyeshme te sqaroj opinionin publik ne lidhje me pasqyrimin ne media te gjetjes se nje lende, te dyshuar si lende plasese ne lagjen nr.4 te qytetit te Durresit, lagje ku une banoj.

Une nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhoje ne perditshmerine time, e parkoj mjetin ne vende parkimi publik.

Kurre nuk jam ndjere i kercenuar. Kam ecur dhe vazhdoj te ece i lire ne qytetin tim gjate gjithe kohes.

Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i larte i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.

Une nuk kam asnje konflikt personal apo konflikt ne lidhje me detyren qe une mbaj, Administrator I Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare.

Gjate ushtrimit te detyres, kurdohere jam mbeshtetur dhe do te vazhdoj te respektoj e zbatoj vetem Ligjin sot dhe me te ardhmem.

Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese te hetojne e sqarojne rrethanat e ngjarjes dhe te vihen perpara drejtesise personat pergjegjes.”, shprehet Dyrmyshi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *