Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Bllok, mbetet në burg Martinaj


Gjykata ka lënë në burg pa afat Ervis Martinajn, një nga personat e plagosur dhe arrestuar pas përplasjes me armë në Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagos përveç Martinajt edhe Eljon Hato.

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa Martinaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Përplasja me armë ndodhi në datën 4 tetor në lokalin e administruar nga Redi Popesku në Bllok.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato ndërsa Fabian Gaxha humbi jetën në vend.

Në kërkim janë shpallur biznesmeni Ervin Mata, që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Geldo Hoti, Fabio Allushi, A. Boshnjaku dhe komandoja Meviol Bilo, nga arma e të cilit dyshohet se kanë dalë plumbat që vranë Gaxhën dhe plagosën Martinajn e Haton.

Martinaj deklaroi nga spitali se nuk kishte fare lidhje me ngjarjen dhe se plagosja e tij kishte ndodhur rastësisht por prokurori i çështjes deklaroi se kishte prova të forta që vërtetonin të kundërtën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *