Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ “Yzberishti mbrëmë pa drita, Veliaj ngrefet me zbukurimet”


Autoritetet duket se janë gjendur të papërgatitura për ardhjen e dimrit pasi një përkeqësim i motit dhe zona e Yzberishtit mbrëmjen e kaluar për orë me radhë nuk kishte drita.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili thotë se s’ka me çfarë të ngrohet ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj vë zbukurimet dy muaj para nëpër qytet.

“Denoncohet erresira ne Tirane nga korrupsioni i Kallam Deshtakut dhe Dam Hajnit te tij.

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Doktor ja nje pamje nga Tirana pa drita. Rruga e Qelqit dhe Besim Alla ne Yzberisht. E te mendosh qe jemi vetem ne nentor dhe i ftohti sa filloi. Lal Plehu ngrefet me dritat e zbukurimeve ne te shkretet skemi me ca ngrohemi e me ca te gatuajme.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Sipas OSHEE-së, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike në këtë zonë është për shkak të ndërhyrjeve në rrjet, pasi linjat nuk qëndrojnë për shkak të amortizimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *