Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk i duam këtu”, protesta në Meksikë kundër emigrantëve (VIDEO)


Qindra banorë në Meksikë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar, Tijuana, si shenjë proteste për të kundërshtuar valën e emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë kufirin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protestuesit kërkojnë që 3000 emigrantët e karvanit që po kalon nëpër Amerikën Qendrore, të kthehen mbrapsht.

SHBA dhe Meksika kanë shtuar numrin e sigurisë në kalimet kufitare, shkruan “The Guardian”.

Kreu i qytetit të Tijuana-s, Juan Manuel Gastelum ka ngritur alarmin se vala e emigrantëve pritet të shtohet, por qyteti sipas tij nuk ka kapacitet të mbajë 10 mijë persona.

Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka cituar fjalët e Gastelum përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “Edhe SHBA-ja nuk është e përgatitur për këtë pushtim. Ata janë duke shkaktuar krime dhe probleme të mëdha në Meksikë. Shkoni në shtëpi!”, ka thënë Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *