Banorët Astirit sërish në protestë. Sot është dita e 16-të protestës dhe ata kërkojnë dëmshpërblim nëse banesat e tyre prishen nga projekti i “Unazës së Re”.
“Poshtë hajdutët”, “Qeveri hajdute”, “Do vijmë do vijmë do ta gjejmë shtëpinë”, “Turp, Turp”, janë thirrjet e banorëve të cilët janë duke marshuar në rrugën nga “Sheshi Shqiponja”, te “Pallati me Shigjeta”. Ata kanë bllokuar sërish këtë aks rrugor.
Deputetë të opozitës ndodhen pranë protestuesve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjarrë.