Vendosni fjalën kyçe....

Panucci i hakërrehet gazetarit: Qepe gojën, i paedukatë! (VIDEO)


Pas humbjes së thellë ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”, Panucci nuk është përmbajtur as ndaj gazetarëve.  Gjatë konferencës së sotme për mediet, Panucci u irritua nga pyetja e gazetarit të “Supersport” Gjergji Stefa, i cili e pyeti se po të ishte në vend të Dukës, çfarë do të bënte ai me Panuccin.  Mes replikave ai e quajti gazetarin të paedukatë madje i kërkoi që të “qepte gojën”. 

Debati i Panuccit me gazetarin

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn Ilda Bejleri: Çfarë do ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

VIDEO MARRË NGA PANORAMA:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *