Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Panuçi ka dhënë sot një konferencë për shtyp për mediat, pas humbjes së thellë ndaj Skocisë me rezultatin 4-0, në ndeshjen e para dy ditëve, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Tekniku është shoqëruar në konferencë nga mbrojtësi, Mavraj, i cili në atë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të të takimit.
Ai dekaroi se ka kërkuar ndjesë për gjestin që i kushtoi kartonin e kuq ndërsa ka theksuar se pret kthesën në miqësoren ndaj Uellsit.
“Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën ku ndodhemi. I kam kërkuar falje ekipit për kartonin e kuq. Presim kthesën në miqësoren ndaj Uellsit”, tha Mavaraj.
Trajneri Panuçi nga ana e tij ka thënë se mban përgjegjësi të plotë për humbjen, ndërsa tha se ka besim te kualifikimi në Evropian kurse lidhur me të ardhmen tha se duhej pyetur presidenti i FSHF-së, Duka.
“Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time si trajner. Jam papërgjegjësi kryesor për situatën në Kombëtare. Me grupin e plotë mund të shkojmë në Europian. Kemi 6-7 mungesa kryesore po askush nuk flet për këtë. Me ta në dispozicion do ishim paraqitur shumë më ndryshe.” – tha Panuçi.