Pas mbërritjes së valës të parë të emigrantëve nga Amerika Qendrore në kufirin midis Meksikës dhe SHBA-së, janë rritur tensionet në rajon.
Një grup i madh i emigrantëve ka mbërritur në qytetin veriperëndimor Tijuana, për çka banorët lokal organizuan protesta masive.
Banorët e Tijuana-s kërkojnë që emigrantët sa më parë të largohen nga qyteti ndërsa gjatë marshit protestues brohorisnin “largohuni” dhe “pushtues”.
Autoritetet e SHBA-së dhe Meksikës kanë shtuar praninë ushtarake dhe kanë rritur masat e sigurisë në kalimet kufitre.
Kryebashkiaku i qytetit Tijuana, Juan Manuel Gastelum ka thënë se në javët e ardhshme pritet ardhja e dhjetra mijëra emigrantëve në qytet, kurse autoritetet lokale nuk janë të gatshme për një gjë të tillë.
Pas deklaratës të Gastelum, u prononcua dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes Twitter-it, i cili akuzoi emigrantët për shkaktimin e problemeve dhe i porositi që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Duke patur parasysh se shërbimet kufitare në ditë përpunojnë deri në 100 aplikime për azil, emigrantët nga Amerika Qendrore mund të qëndrojnë me muaj në qytetin kufitar meksikan.
Kombet e Bashkuara (OKB) më parë tha se më shumë se 7.000 emigrantë janë në konvojin e emigrantëve në rrugën drejt SHBA-së, prej të cilëve 2300 fëmijë.
Trump urdhëroi ushtrinë dhe policinë kufitare të jenë plotësisht të përgatitur për të ndaluar emigrantët që synojnë të hyjnë ilegalisht në vend.
Ai njoftoi se do të shfuqizojë ose në një masë më të madhe do të zvogëlojë ndihmën që SHBA u jep vendeve të Amerikës Qendrore, si Guatemalës, Hondurasit dhe El Salvadorit, nga të cilat vjen konvoji i emigrantëve.
Trump akuzon qeverinë meksikane se nuk bën asgjë për të ndaluar konvojin. Qeveria meksikane ka thënë se do të miratojë leje qëndrimi dhe leje pune për të gjithë emigrantët që kërkojnë azil në vend.