Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari i pastrehë vdes nga i ftohti në një stol në park


Një shqiptar është gjetur i vdekur në një stol në një park në Milano të Italisë. “Ilgiornale.it” shkruan se bëhet fjalë për Ardjan Sulon, një 47-vjeçar i cili njihej në këtë zonë pasi lëvizte me një karrocë.

Sipas hetimeve të para, rezulton se ai ka ndërruar jetë nga të ftohtët. Ardjan Sulo ishte i pastrehë dhe lëvizte shpesh me karrocën e tij duke kërkuar lëmoshë. Sipas dëshmitarëve, ai kërkoi lëmoshë para kishës së Santa Croce dhe fjeti sikurse bënte çdo natë në një nga stolat e parkut.

Sipas mediave italiane, temperaturat natën kur ndërroi jetë Sulo ranë me 10 gradë. Ishte një kalimtar i cili pak pas orës 9, mori në telefon ambulancën pasi kishte vënë re se një njeri në park po vdiste. Por stafi i 118-të e gjeti djalin e varfër të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *