Vendosni fjalën kyçe....

“Vettingu i politikanëve njësoj si i gjyqtarëve” – Spaho e Vasili pas takimit me delegacionin e Venecias


Një delegacion i Komisionit të Venecias ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike.

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Spaho, ky i fundit tha se në thelb nuk duhet të ketë dy standarte lidhur me vettingun në politikë pasi duhet përdorur e njëjta skemë si në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar.” – tha Spaho.

Kurse kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, pas takimit u shpreh se fjalët e shumta nuk kanë kuptim ndërsa kishte kërkuar që ky ligj të votohej në parlament.

“Opozita ka propozuar standart të njëjtë, si vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim. Qëndrimi është i qartë, opozita pro, Rilindja kundër.” – tha Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *