Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në politikë, mbërrin në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias


Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë ku do qëndrojë dy ditë, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet e vettingut në politikë.

Delegacioni pritet të takohet sot me kreun e Kuvendit, Ruçi, më pas do ketë takime me krerët e grupeve parlamentare të partive politike.

Nga Partia Demokratike përfaqësues është Spaho, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kurse nga Partia Socialiste, delegacioni do takojë 4 deputetë të Komisionit të Ligjeve, si Ulsi Manja, Klotilda Ferhati, Bledi Çuçi dhe Alket Hyseni duke qenë se kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla nuk është.

Delegacioni i Venecias pritet të takohet edhe me presidenti Meta, ministren e Drejtësisë, Gjoni si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Soreca.

Vettingu në politikë është propozuar dhe kërkohet me forcë nga opozita e bashkuar, sipas së cilës, ai është instrumenti i duhur për të shkatërruar njëherë e mirë lidhjen e politikës me krimin e organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *