Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut, 3 qytetet që rrezikojnë të përmbyten


Reshjet e denduara të shiut  vazhdojnë të bien në të gjithë vendin.  Mësohet se këto reshje intensive, do të vazhdojnë të bien, të paktën edhe në 24 orët e ardhshme.

Sipas  IGJEUM, Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani janë qytetet që rrezikojnë më shumë që të përmbyten në orët në vazhdim.

“Në zona të kufizuara të qarqeve, në terrenet malore mund të ketë edhe reshje në formë shtrëngate. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat’, thuhet në njoftimin e IGJEUM.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *