Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj flet për rritje ekonomike: Kemi ulur papunësinë dhe borxhin publik


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në kuadër të mbylljes së misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë u shpreh se ekonomia e vendit po ecën me rritme shumë të mira. Ai ka theksuar se  është ulur papunësia dhe borxhin publik në vend. 

“Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. Për 6 muaj e parë rritja në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4 gjatë gjithë vitit.

 Rritja në gjysmën e parë të vitit 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi, rritje reale me 2.7%. Investimet totale për 6 muaj rritje me 2.8%. Thuajse të gjithë sektorët e prodhimit kanë rezultuar me rritje pozitive. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një vitit më parë. Muaji tetor pati një rritje prej 21%. Deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm, me 8%. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur. Pritet rënie e borxhit publik.”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *