Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane kërkoi hetim, Tahiri hakërehet ndaj Bushatit: Analistë palaço


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pasi ambasada amerikane kërkoi hetim të plotë ndaj tij. Tahiri është hakëryer ndaj analistit Bushati duke e quajtur palaço.  Po kështu është shprehur se  nuk beson kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë. 

“Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!
Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi. 
Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.
Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.
Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot. Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!”, shprehet Tahiri. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *