Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me gjendjen e krimit në vend. Ambasada është shprehur se pret hetime të plota dhe sundim të ligjit për çështjet kriminale në vend.
Në njoftimin e ambasadës është theksuar duhet të zbatohet ligji edhe në hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e ambasadës./ Hashtag.al