Mbrëmjen e djeshme u luajtën disa nga ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe njërën nga ndeshjet më interesante siç ishte ajo mes Gjermanisë dhe Holandës, ndodhi edhe diçka e pazakontë.
Takimi që përfundoi në barazim 2-2 pati një episod që nuk ndosh shumë shpesh. Gjyqtari i ndeshjes, rumuni Ovidiu Hategan, u lajmërua në pushimin e pjesës së parë se e ëma e tij kishte ndërruar jetë.
Kjo bëri që gjyqtari të përlotej në fushën e lojës megjithatë ai vendosi ta vijojë gjykimin e ndeshjes deri në fund. Lojtarët e të dy ekipeve rendën ta ngushëllojnë gjyqtarin për humbjen e rëndë.
Sfida ishte një goditje e rëndë për kombëtaren e trajnerit Löw, që me këtë barazim mbetet në vendin e fundit në grup me vetëm 2 pikë në 4 takime, duke zbritur në Ligën B. K
urse Holanda mban kreun e grupit dhe është kualifikuar në finalet e Ligës së Kombeve, bashkë me Zvicrën, Portugalinë dhe Anglinë.