Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka qenë sot pranë banorëve të Unazës së Re, për t’i mbështetur ata në protestën e tyre kundër prishjes së banesave.
Ajo tha se projekti që është paraqitur nga qeveria është korruptiv dhe një mashtrim i madh për të grabitur pronat e shqiptarëve.
“Është një projekt që vjedh pronën dhe paratë e shqiptarëv dhe tregon që është edhe i papërgjegjshëm por edhe kriminal. Pronari i saj është Damian Gjiknuri. Standartet e Edi Ramës. Standarti i oligarkëve që i mbushin xhepat dhe standarti ndaj hallexhinjve.” – tha ajo.
Më tej kryetarja e LSI-së, u bëri thirrje kryeministrit Rama, drejtorit të ARRSH-së, Qendro dhe kompanive që do zbatojnë projektin në terren që të të mos i afrohen pronës së qytetarëve dhe t’i dëmshpërblejnë deri në fund nëse duan që të zbatojnë projektin.
“I bëj thirrje Edi Ramës, Afrim Qendros dhe 3 kompanive që do bëjnë projektin. Mos iu afroni pronës së shqiptarëve. Këta qytetarë nuk kanë për të toleruar. Edi Ramën jo e jo. Le të fshihet atje ke bunkeri i vet në Surrel. Të gjithë jemi pro rrugës por ky njeri duhet t’i dëmshërblejë bamorët pasi kanë 22 vite që paguajnë taksa. Kanë paguar ujë e drita pa pasur ujë e drita, kanë paguar taksë shkolle pa pasur një shkollë në zonë. Kanë paguar taksë pastrimi pa pasur shërbim fare. Nuk jam si kryetare partie, por si ish-banore dhe deputete. Para 2 muajsh mori vendimin për të prish teatrin për t’i ulur kokën intelektualëve. Ju bëj thirrje grave qytetare të Tiranës, deputeteve femra dhe këshilltarëve të bashkisë që t’i mbështesin këta qytetarë. Një njeri që nuk i vjen keq për fëmijët e vet ka për t’i ardhur keq për fëmijët tuaj.” – shtoi Kryemadhi.
Në fund Kryemadhi ripërsëriti faktin se projekti është mashtrim dhe se Rama nuk do tolerohej për të prishur banesat e shqiptarëve pa i dëmshpërblyer më parë.
“Ky projekt është një mashtrim. Nuk do të tolerojë njeri të prishësh shtëpitë e shqitarëve. Ky është një mashtrim i Edi Ramës. Ashtu siç ka grabitur çdo gjë, do të grabisë pronat e shqiptarëve. Këtu kemi një borxh ndaj këtyre baqnorëve. Pasi këtu jetojnë 150 familje të cilëve u është përmbytur banesa nga Liqeni i Fierzës dhe nuk janë kompensuar dhe tani po u prishet sërish banesa, duke i dënuar dy herë.” – tha Kryemadhi nga Unaza e Re.