Dy gurë të përmasave të mëdha kanë rënë mbrëmjen e kaluar nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë.
Si pasojë e rënies së gurëve, është rrezikuar seriozisht një familje, pasi gurët u ranë mbi shtëpi, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Më poshtë jepet fotoja e publikuar nga “Ora News”, nga banesa e rrezikuar.
Situata prej rënies së gurëve në Torovicë paraqitet tejet problematike, ku pavarësisht tragjedisë që ndodhi vitin e kaluar ku humbën jetën tre persona, ende nuk është marrë asnjë masë.
Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor u shkëput nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.
Edmond dhe Valentin Zefi, bashkë me Alda Gjergjin, gruaja e njërit prej vëllezërve po udhëtonin me makinën tip fuoristradë, në momentin që një masiv shkëmbi është shkëputur nga mali dhe ka rënë sipër makinës.
Të 3 personat humbën jetën. Nusja e re e cila kishte vetëm një vit martesë dhe ishte 7 muajshe shtatzënë.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, ende sot e kësaj dite nuk është marrë asnjë masë për rënien e gurëve në këtë zonë.