Templates by BIGtheme NET

Operacion antidrogë në Itali, 8 persona të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

Në kuadër të një operacioni antidrogë në provincat e Frosinone, policia italiane ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar shqiptarët Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike.

Dy shqiptarët u arrestuan nga karabinierët në Ferentino, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 50 doza kokainë të fshehura në dy vezë plastike, njësoj si ato për fëmijë.

Përveç drogës, u gjetën dhe sekuestruan edhe 415 euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal i shqiptarëve.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto