Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Astirit për projektin e “Unazës së Re”. Rama është shprehet se kjo çështje meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit.
“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, shkruan Rama në Twitter.
Hajd mo burrë ulu këtu me ne dhe flasim, do ta bësh ’97 këtu nëse nuk na dëmshpërblen.” Kështu janë shprehur sot banorët e Astirit në ditën e tyre të 17 të protestës ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliajt.
Në protestë ishin edhe deputetë e opozitës, si Endrit Braimllari, Flamur Noka, Floida Kërpaçi. Të pranishëm ishin edhe artistët si Robert Budina, Neritan Liçaj, aktivisti Ervin Goci të cilët janë shprehur ashpër ndaj Ramës dhe Veliajt.