Vendosni fjalën kyçe....

Protestës të Astirit i bashkohen artistët: Qeveria Rama urren shqiptarin!


 

“Hajd mo burrë ulu këtu me ne dhe flasim, do ta bësh ’97 këtu nëse nuk na dëmshpërblen.” Kështu janë shprehur sot banorët e Astirit në ditën e tyre të 17 të protestës ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliajt. 

Në protestë ndodhen edhe deputetët e opozitës, si Endrit Braimllari, Flamur Noka, Floida Kërpaçi. Të pranishëm janë edhe artistët si Robert Budina, Neritan Liçaj, aktivisti Ervin Goci të cilët janë shprehur ashpër ndaj Ramës dhe Veliajt. 

“Këta e kanë ndarë mendjen që nuk do të vimë më në pushtet. Mbroni pronën tuaj, jeni në të drejtën tuaj,”, u shpreh Robert Budina.

“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’u bëjnë fare. Këta urrejnë shqiptarin. Janë të dehur nga miliardat e tyre. I ka ditët e shkurta kjo qeveri, është qeveri e korruptuar”, u shpreh Neritan Liçaj.

“Do jua marrin të gjithë këto oligrakët. Do jeni ca fatkeqë në katin e 10 të një palltai pasi këta nuk mbahen, do ju marrin shtëpitë.”, u shpreh Ervin Goci.

Banorët edhe sot kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”. Ata kërkojnë dëmshpërblim të banesave të tyre me vlerën e tregut. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *