Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Punë ka, prandaj iu refuzohet njerëzve ndihma ekonomike


Kryeministri i vendit ditën e sotme teksa foli për Buxhetin 2019 për Shëndetësinë, ku premtoi rritje rrogash për doktorët dhe infermierët përmendi edhe ndihmën ekonomike.

Rama u shpreh se punë ka por shumë persona që refuzojnë ofertat që jepen nga zyrat e punësimit për herë të dytë prandaj dalin edhe nga skema ndihmës ekonomike.

“Nuk të jap ndihmën ekonomike po më refuzove për hetë të dytë mundësinë për punësim. Të jap ofertën për punë t’i e refuzon, del nga ndihma dhe rikthehesh prapë  një muaj më pas.

Kjo nuk do të ndodhë nëse do të refuzosh punën, do të refuzohen edhe ndihmat edhe për muajin e ardhshëm. Nuk mundet dhe nuk ka arsye që njerëzit që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksa dhe të mbajnë mbi shpinë njerëzit që nuk duan të punojnë. Nuk ju mbajmë dot si parazit.”, u shpreh Rama.

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *