Disa pasuri të patundshme janë sekuestruar në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, ato i përkasin një personi me iniciale J.J., i cili dyshohet se e ka vënë atë në mënyrë të paligjshme.
“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J. J., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme :
2 apartamente banimi në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë
2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë
2 vende parkimi në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë
6 garazhe të ndryshme në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë
1 automjet tip BMË.
Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.” – thuhet në njoftimin e policisë.