Vendosni fjalën kyçe....

Skema që po përdorin Rama e Veliaj për prishjen e banesave në 3 raste identike


Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj po përdorin një skemë të qartë në prishjen dhe grabitjen e pronave të shqiptarëve.

Ajo është vërejtur më së shumti në projektet e qeverisë dhe bashkisë së fundmi.

Skema e përdorur prej dyshes është prishja dhe grabitja ditën për diell pa asnjë dokument zyrtar.

Rasti 1

Rasti i parë ka të bëjë me Unazën e Re, banorët e së cilës janë në ditën e 17-të të protestës dhe qëndresës kundër prishjes së banesave të tyre për zgjerimin e rrugës.

Siç janë shprehur ata në çdo deklaratë mediatike, për prishjen e banesave nuk kanë asnjë dokument zyrtar nga asnjë prej institucioneve, por thjesht u është thënë të dalin nga shtëpitë e tyre se ato do prishen dhe banesave u është vënë nga një kryq.

Në këtë projekt prishen më shumë se 300 objekte, ndërkohë që banorët nuk kanë asnjë shkresë zyrtare për prishjen e banesave dhe as për dëmshpërblimin.

Rasti 2

Rasti i dytë është në zonën e Fushë-Krujës, në punimet që po kryhen në autostradën Thumanë-Kashar. Shumë prej banorëve që preken nga ky projekt nuk e dinë fare se çfarë do ndodhë me pronën e tyre. Që prej një jave punimet kanë vazhduar në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku banorët janë irrituar për shkak se asnjë përfaqësues i shtetit nuk i ka lajmëruar për këtë.

Mirëpo asnjë përfaqësues i shtetit nuk i kishte lajmëruar për afatin se kur do nisnin punimet, në shkelje flagrante të të drejtave të këtyre banorëve, pronarë të tokave dhe ndërtesave që parashikohet të dëmtohen nga ky projekt. A

ta kërkojnë gjithashtu të bëhet vlerësimi sipas ligjit i pronave të tyre dhe të bëhet dëmshpërblimi, si dhe t’u lihet një afat për t’u larguar nga banesat. Njoftimi atyre u është bërë nga drejtori i kompanisë që kryen punimet, ndërsa nuk kanë asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Rasti 3

Rasti i tretë dhe më i freskëti ka të bëjë ma banorët e Bregut të Lumit, të cilët preken nga Bulevardi i Ri i Tiranës.

Ditën e djeshme, një inxhinier i kompanisë ka vajtur në lokalin e lagjes dhe ka njoftuar listën e banorëve që ju prishet banesa. Bëhet fjalë për më shumë se 40 banesa në zonë, që preken nga ndërtim i fazës së fundit të Bulevardit të Ri.

Ndërkohë që banorët e 3 fazave ku është ndërtuar deri tani Bulevardi janë dëmshpërblyer, për banorët e fazës së fundit nuk ka ende asnjë njoftim sesi do trajtohen.

Vetëm janë lajmëruar nga inxhinieri i kompanisë që brenda 10 ditësh të lirojnë banesat ku jetojnë prej më shumë se 20 vitesh dhe për të cilat kanë qenë në proces legalizimi.

Skema që përdorin dyshja Rama-Veliaj pa njoftime dhe dokumente zyrtare nga institucionet u jep atyre mundësinë që të vijojnë me shpejtësi prishjen dhe grabitjen e pronës duke shmangur vonesat që mund të vijnë nga futja e procesit në rrugë ligjore, që merr kohën e vet për t’u trajtuar dhe zgjidhur.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *