Një 35-vjeçar është zhdukur në Burrel pa lënë asnjë gjurmë. Vëllai i tij me inicialet N.T, ka shkuar të kërkojë ndihmë në polici, ku ka rrëfyer se i vëllai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ngjarja mbetet enigmë, ndërpsa uniformat blu kanë nisur hetimet për lokalizimin e 35-vjeçarit me inicialet F.T.
“Më datë 18. 11. 2018, shtetasi N. T., vjeç 38, banues në Burrel kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi F. T., vjeç 35, banues në Burrel. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.