Vendosni fjalën kyçe....

“Do vritesh me snajper”, mesazhi që mori Salianji nga burgu i Fushë-Krujës


Deputeti Ervin Salianji ka folur pas kërcënimit që sipas tij i ka ardhur nga burgu i Fushë-Krujës.  Deputeti Salianji ka treguar se ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë.

“Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha…me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër sipas Salianjit.  Letra ishte dërguar nga burgu i Fushë-Krujës  ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar.

Pas kësaj letre ai është shprehur se denoncimet e tij do të vazhdojnë edhe me majat më të larta të pushtetit. 

“Ju keni marrë sot info për këtë çështje por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve. Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha deputeti i PD për “Ballkan web”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *