Një akademik britanik është dënuar me burgim të përjetshëm për spiunazh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Matthew Hedges, 31 vjeç, u arrestua më 5 maj nga zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe, kur ai ishte larguar nga aeroporti i Dubait pas një udhëtimi kërkimor.
Ai është mbajtur për gati gjashtë muaj në izolim, për akuzat e spiunazhit. Një zëdhënëse e familjes Hedges tha se Hedges është dënuar me “burgim të përjetshëm pas një seance pesë minutëshe në të cilën nuk kishte përfaqësim ligjor”.
Gruaja e tij Daniela Tejada, e cila ishte e pranishme gjatë seancës dëgjimore tha se ajo ishte në “shok të plotë” dhe se burri i saj “dridhej kur dëgjoi aktgjykimin”.
“I gjithë ky rast është trajtuar keq që nga fillimi, meqë askush nuk e ka marrë seriozisht çështjen e Mateut”, tha Tejada.
“Qeveria britanike duhet të marrë një qëndrim tani për Mateun, një nga qytetarët e tij. Ata thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një aleat, por trajtimi arbitrar i rastit të Matt tregon një realitet paksa të ndryshëm, për të cilin Matt dhe unë po paguajmë një çmim të lartë “, tha ajo më tej.
“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe duhet të ndjehen të turpëruar për një padrejtësi të tillë të dukshme, unë jam shumë e frikësuar për Matin, nuk e di çfarë do të ndodhë tani”, ka thënë Tejada.
Burimi: CNN