Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH grup pune për vlerësimin e banesave te “Unaza e Re”


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka ngritur grup pune për vlerësimin e banesave që preken nga projekti i “Unazës së Re”. Grupi i Punës po do bëjë matjet dhe vlerësim për pasuritë që preken nga projekti. Sipas ARRSH, grupet e punës janë ngritur për shpronësimet në segmentin rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te ‘Shqiponja’.

Por duhet të themi se banorët e “Unazës së Re” janë duke pritestuar. Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorët e Bregut të Lumit, që preken nga projekti i “Bulevardit të Ri” dhe  ka një pjesëmarrje të lartë në protestë. 

“Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Nuk na trembi dot”, “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”, “Kauza jonë, shtëpia jonë”, këto janë thirrjet e banorëve gjatë protestës së sotme. 

Qytetarët janë shprehur se nuk kanë zaptuar tokë, ashtu siç deklaroi sot Rama,  por janë në shtëpitë e tyre. 

“Nuk ka negociatë tjetër me ne Rama, vetëm dëmshpërblim 100% sipas vlerës së tregut. Ku je o kryeministër mashtrues, ne jemi të ligjshëm se ne kemi paguar taksa. Nuk jemi zaptues ne, ne jemi në shtëpitë tona”, u shpreh një qytetar. 

 

Y6hu7jn

 

T5bn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *