Kreu i PD-së Lulzim Basha mori pjesë sotnë Forumin Kombëtar “Studentët për qeverisjen e mirë”. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se me qeverinë e tij, çdo i ri do të ndjekë studimet e larta edhe nëse nuk paguan kuotat.
Basha nuk i ndali kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij tarifat për studentët janë shumë të larta, ndërkohë që ka akoma familje që konsumojnë një vakt.
Basha foli edhe për protestën e banorëve të “Astirit”, ku tha se shteti duhet t’i shpronësojë. “Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj.
E treta është transparenca. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi”, tha Basha.