Në lidhje me projektin e “Unazës së Re” ka folur së fundmi kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro i cili ka theksuar se ky projekt do të ketë një risi.
Sipas Qendros, Policia Bashkiake do të ketë sinjalistikë të përcaktuar për zonën e “Astirit”, ndërsa transporti publik do të funksionojë njësoj. Nëse do të duhet, tha ai, do të vlerësojmë edhe një plan B.
Për shpronësimet ai u shpreh se do të nisë procesi i banesave që janë me vërtetim pronësie, ndërsa pritet që së shpejti të dalë edhe një vendim i Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse.
Ai tha më tej se inxhinierët dhe specialistët që do të bëjnë vlerësimin e subjekeve. Ndërsa për banorët e prekur që janë pa dokumente pronësie do të ketë bonus qiraje për 3 vite dhe kredi të buta për shtëpi.