Vendosni fjalën kyçe....

Hahn i kthehet keq Orban-it: Nëse jep azil për Gruevskin do japësh llogari


Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar së fundmi nëpërmjet një postimi në Twitter se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap shpjegime në rast se i jeo azil azilit politik  ish kryeministrit të  Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Një ditë më parë  Nikolla Gruevski u shpreh se shteti hungarez ka pranuar kërkesën e tij  për azil.  

“Sot republika e Hungarisë, një anëtar i vendit i BE-së dhe NATO-s, iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime të mëparshme për marrjen e azil politik për shkak të persekutim politik në republikën e Maqedonisë.”, shprehet Gruevski në një postim në Facebook. 

Pjesë nga reagimi i tij: 

Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.

 Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda  jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni.

 Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës  vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *