Një 41-vjeçar është ndaluar në Dibër, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur armë pa leje dhe një sasi e madhe fishekësh.
Në pranga ka rënë Altin Mera, banues në fshatin Katund të Ri, i dënuar më herët për plagosje pasi gjatë kontrollit i është kapur një armë automatik model 56 dhe 950 cooë fishekë.
“Mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet arma zjarrit tip automatik dhe 950 copë fishek.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :
Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, dhe sasisa e municionit.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.