Suedezi që luan për ekipin amerikan, LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç, është afër një rikthimi të bujshëm në Itali në moshën 37 vjeçare për t’u ribashkuar me Milanin, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje prej 2 milionë eurosh, sipas njoftimeve në shtypin italian.
Thashethemet kanë qarkulluar prej disa javësh tashmë, se ylli suedez mund të kthehet në Serinë A, ku ai ka luajtur për klubet e Milanit si dhe për Juventusin.
Ky kthim tani duket gjithnjë e më shumë i mundshëm, sipas gazetave italiane, të cilat sugjerojnë se lojtari ka pranuar një kontratë gjashtëmujore me vlerë prej 2 milionë dollarësh (2.27 milionë dollarë) nga janari i vitit 2019, me mundësinë e zgjatjes njëvjeçare.
Sipas italianes “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi suedez po pret vetëm që drejtori i Milanit, braziliani Leonardo, ta kontaktojë atë për të nënshkruar marrëveshjen, ndërsa agjenti i Ibrahimovicit, Mino Raiola, thuhet se u takua me zyrtarët e Milanit.